Kjo është marrëveshja që pritet të nënshkruhet javën e ardhshme mes Kosovës e Serbisë

17.06.2022 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kjo është marrëveshja që pritet të nënshkruhet javën e ardhshme mes Kosovës e Serbisë

Bashkimi Evropian pret që javën e ardhshme delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të finalizojnë temën e energjisë.Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Peter Stano.“BE-ja pret që palët të mbyllin çështjen e energjisë gjatë javës së ardhshme në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve”, tha ai përmes një deklarate me shkrim.

BE-ja ka qenë e pranishme në takimin e mbajtur javën e kaluar midis palës serbe dhe Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS), në Stamboll të Turqisë.KEDS nga viti 2013 është nën menaxhimin e konsorciumi turk “Çalik-Limak”. Kjo kompani ka ekskluzivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në tërë territorin e Kosovës, menaxhon dhe mirëmban asetet në terren.

Në fillim të javës, kryengeociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, paralajmëroi se për çështjen e energjisë janë afër finalizimit të një dakordimi me palën serbe.Ai tha se kjo çështje do të rregullohet “duke respektuar marrëveshjen e arritur në muajin prill të vitit 2013”.

Marrëveshja e vitit 2013, e arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, parasheh që përveç KEDS-it, në Kosovë të licencohet edhe një kompani tjetër për shpërndarjen e rrymës.Marrëveshja është konfirmuar në gusht të vitit 2015 nga kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Serbisë, por nuk është zbatuar asnjëherë.

Aktualisht, qytetarët serbë që jetojnë në veri të Kosovës nuk paguajnë për energjinë e shpenzuar. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT) humbjet nga faturat e energjisë në veri vetëm për vitin 2021 kanë arritur shumën prej 40 milionë eurosh.Nga viti 1999 deri më 2017, borxhin për veriun e Kosovës e kanë paguar qytetarët e Kosovës nga komunat në jug të Ibrit.

Por, më 2017, një praktikë të tillë e pezulloi Gjykata e Apelit, pasi u vlerësua se një gjë e tillë ishte e paligjshme. Më vonë, ky vendim u konfirmua edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.Faturat për energjinë e shpenzuar në veri të Kosovës i paguan KOSTT-i, gjegjësisht Qeveria e Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


​Osmani takohet me një grup të grave të komunitetit egjiptian

​Osmani takohet me një grup të grave të komunitetit egjiptian

Berisha: Ballkani i Hapur asgjëson Kosovën

Berisha: Ballkani i Hapur asgjëson Kosovën

Prokuroria nis hetimet për pajisjen me pasaportë diplomatike të Valdrin Sahitit

Prokuroria nis hetimet për pajisjen me pasaportë diplomatike të Valdrin Sahitit

Borrell uron Kurtin dhe Vuçiqin për nënshkrimin e marrëveshjes për energji: Ky është një hap i rëndësishëm

Borrell uron Kurtin dhe Vuçiqin për nënshkrimin e marrëveshjes për energji: Ky është një hap i rëndësishëm

Kurti takohet me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë

Kurti takohet me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë

“Paguar më 1999”, veterani Qeriqi befasohet nga klinika ku u kontrollua e bëri analiza

“Paguar më 1999”, veterani Qeriqi befasohet nga klinika ku u kontrollua e bëri analiza

Gjermania reagon pas marrëveshjes për energjinë: Mbështesim plotësisht hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve

Gjermania reagon pas marrëveshjes për energjinë: Mbështesim plotësisht hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve

Marrëveshja me Serbinë për rrymën, Anton Berisha ka një pyetje për Besnik Bislimin

Marrëveshja me Serbinë për rrymën, Anton Berisha ka një pyetje për Besnik Bislimin

Kurti pret në takim aktivistët e shoqërisë civile të Serbisë

Kurti pret në takim aktivistët e shoqërisë civile të Serbisë

Shikoni se çka përmban udhërrëfyesi i miratuar sot në Bruksel

Shikoni se çka përmban udhërrëfyesi i miratuar sot në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Vuçiqi e konsulton me Ramën dhe Kovaçevskin pjesëmarrjen

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Vuçiqi e konsulton me Ramën dhe Kovaçevskin pjesëmarrjen

Zgjatet deri në fund të qershorit afati për aplikim në konkursin për rekrutimin e kadetëve të FSK-së

Zgjatet deri në fund të qershorit afati për aplikim në konkursin për rekrutimin e kadetëve të FSK-së

Udhërrëfyesi i energjisë, Bundestagu gjerman uron Kosovën, Serbinë dhe BE-në

Udhërrëfyesi i energjisë, Bundestagu gjerman uron Kosovën, Serbinë dhe BE-në

Reagon Kurti: Marrëveshja për energjinë rezultat i punës sonë, rryma në Veri do të faturohet

Reagon Kurti: Marrëveshja për energjinë rezultat i punës sonë, rryma në Veri do të faturohet

Konjufca flet për takimin me Thaçin e Veselin në Hagë: Mirë janë, kanë këto shqetësime

Konjufca flet për takimin me Thaçin e Veselin në Hagë: Mirë janë, kanë këto shqetësime

Nuk shkarkohet bordi i ZRrE-së, Pal Lekaj: Oh Zoti ju vraftë

Nuk shkarkohet bordi i ZRrE-së, Pal Lekaj: Oh Zoti ju vraftë