Kjo është lista e votave që kandidatët e koalicionit PAN morën në Vushtrri (Dokument)

E publikuar: 13/06/2017 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koalicioni PDK-AAK-NISMA në Vushtrri në zgjedhjet e së dielës i ka marrë 9593 vota, që janë 4 mijë vota më pak se sa që këto tri parti kanë marrë në zgjedhjet e vitit 2014, apo 1 mijë më pak se sa që PDK e vetme kishte marrë në ato zgjedhje.

Kandidati më i votuar i koalicionit PAN, sikurse edhe në shumicën e komunave të Kosovës, ka dalë lideri i PDK-së, Kadri Veseli, i cili i ka marrë 6628 vota, raporton Veriu.info.

Në vendin e dytë është radhitur kryetari i degës së PDK-së në Vushtrri dhe njëherësh zëvendësministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Kurtan Kajtazi, i cili ka marrë 4983 vota, që është një numër relativisht i madh.

Veriu.info ju sjellë listën e plotë të siguruar nga dega e PDK-së në Vushtrri.