Kjo deklaratë e Dacic për shqiptarët e kalon çdo limit

E publikuar: 09/01/2017 22:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Serbia ka informacion se diaspora shqiptare ka në plan marrjen me dhunë të ndonji prej misioneve diplomatike dhe konsullore të Serbisë, ka thanë ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic.

Siç ka thanë ai, qëllimi i veprimit të tillë asht detyrimi i Serbisë që me heqë dorë nga kërkesa për gjykimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Dacic tha se me këto të dhana të inteligjencës janë njoftue policitë dhe shërbimet e sigurisë së këtyne vendeve dhe të gjitha misionet diplomatike dhe konsullore të Serbisë, deklaroi Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, raporton agjensia Beta.

“Kjo kallxon se në çka janë të gatshëm politikanët shqiptarë – dhe madje edhe në terrorizëm”, tha Dacic.