Kinezët e Milanit ‘godasin’ me dy super transferime

E publikuar: 19/05/2017 08:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Siç duket pronarët e rinj të Milanit po dalin të jenë mjaft serioz. Ata me në krye drejtorin sportiv Fassone kanë kuptuar se shumë shpejt se ku duhen bërë ndërhyrjet për ta rikthyer skuadrën në majat e futbollit italian.

Ende pa filluar merkato e verës, Milani ka arritur të sigurojë dy goditje të mëdha. Një në mbrojtje dhe një në mesfushë. I pari është mbrojtësi zvicran i krahut të majtë Rodrigez dhe tjetri mesfushori shumë i talentuar i Atalantas Franck Kessie.

Në total kushtojnë 43 milionë euro dhe duken lëvizje shumë të zgjuara të Fasones, i cili në këtë mënyrë ka “djegur” edhe konkurrencën e “kushërinjve” të Interit. Zikaltrit duket se janë të paqartë dhe Milani ka përfituar nga ky fakt.

Rodrigez – Në skuadrën e Volfsburgut do të shkojnë 15 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa futbollisti do të firmosë një kontratë 4- vjeçare me një rrogë 3 milionë euro + bonuset e ndryshme.

Kessie – Roma del në pozicion jashtë loje për shërbimet e mesfushorit të Atalantës, Frank Kesi. Milani ka arritur marrëveshjen me Atalantën për 28 milionë euro, ndërsa futbollisti do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, për 2.5 milionë euro në vit. Mesfushori 23-vjeçar ka qenë një nga protagonistët e zikaltërve në këtë sezon duke e kualifikuar për në Ligën e Europës. /Indeksonline/