Kina synon nxitjen e bashkëpunimit me Rusinë në të gjitha fushat

E publikuar: 04/02/2022 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti kinez Xi Jinping tha të premten se takimi i tij me homologun rus Vladimir Putin do të shtojë gjallërinë e marrëdhënieve kino-ruse.

Xi u takua me presidentin rus Putinin në Pekin përparë ceremonisë së hapjes të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, që zhvillohet të premten në mbrëmje.

Presidenti Xi rikujtoi pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e hapjes të Lojërave Olimpike Dimërore të Soçit në Rusi në vitin 2014, kur të dy udhëheqësit pranuan që të takohen përsëri pas tetë vjetëve në Pekin.

Xi tha se vizita e Putinit ka mundësuar “takimin e përbashkët të tyre për Lojërat Olimpike.”

FOTO1

Ai shprehu dëshirën për të nxitur frymën olimpike me Putinin dhe miqtë nga vendet e ndryshme të botës.

Nga ana e tij, Putini tha në takim se pala ruse e konsideron Kinën si partneren strategjike më të rëndësishme dhe vend mik me të cilin ndajnë mendime të përbashkëta. Ai theksoi se marrëdhëniet ruso-kineze janë shembulli i marrëdhënieve ndërkombëtare të shekullit të 21-të.

Kreu i Kremlinit shtoi se ai beson që populli kinez do t’i japë botës Lojëra Olimpike Dimërore me nivel të lartë.

Pas takimit, të dy palët publikuan një deklaratë të përbashkët mbi marrëdhëniet ndërkombëtare në epokën e re dhe zhvillimin e qëndrueshëm global, si edhe nënshkruan një sërë dokumentesh bashkëpunimi në fushat kryesore.