Kina rithekson pozicionin e paanshëm lidhur me Ukrainën

E publikuar: 05/05/2022 17:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Pozicioni i Kinës në çështjen e Ukrainës është i paanshëm, objektiv dhe i paqortueshëm,” tha zëdhënësi i ambasadës të Kinës në SHBA ,në një përgjigje të pyetjes mbi një deklaratë të publikuar të hënën në uebsajtin e Departamentit amerikan të Shtetit.

Zëdhënësi e nxiti ShBA-në që të punojë me Kinën dhe pjesën tjetër të bashkësisë ndërkombëtare për të arritur një zgjidhje politike për krizën e Ukrainës sa më parë.
Kina e ka mohuar në mënyrë të përsëritur se ka pasur dijeni që përpara për operacionin e Rusisë, se e ka mbështetur në heshtje atë ose se i ka ofruar ndihmë ushtarake Moskës.

Zëdhënësi theksoi se, si vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina dhe ShBA-ja duhet të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të arritur një zgjidhje politike të krizës dhe një armëpushim sa më shpejt, duke shtuar ndihmën humanitare për Ukrainën dhe duke mbrojtur civilët.