Kina kundërshton me vendosmëri shkarkimin në det të ujërave të ndotura bërthamore

E publikuar: 22/07/2022 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze Wang Wenbin u shpreh të premten se Kina kundërshton me vendosmëri vendimin e njëanshëm të qeverisë japoneze për shkarkimin në det të ujërave të ndotura bërthamore të Fukushimës.

Sipas njoftimeve, po atë ditë, Komisioni i Energjisë Atomike i Japonisë miratoi zyrtarisht planin e Kompanisë së Energjisë Elektrike të Tokios për shkarkimin në det të ujërave të ndotura bërthamore të centralit bërthamor të Fukushimës.

Lidhur me këtë, Wang Wenbin ritheksoi se trajtimi i ujërave të ndotura bërthamore të Fukushimës lidhet me mjedisin oqeanik global dhe shëndetin publik në vendet bregdetare të Paqësorit, dhe nuk është një çështje private e Japonisë. Pekini i kërkon përsëri Tokios të mbajë përgjegjësinë ndërkombëtare dhe t’i trajtojë ujërat e ndotura bërthamore në mënyrë shkencore, të hapur, të tejdukshme e të sigurt, duke e ndaluar planin e tanishëm të shkarkimit.

“Para arritjes së konsensusit me palët e organizatat përkatëse ndërkombëtare, Japonia nuk duhet të nisë njëanësisht shkarkimin e ujërave të ndotura bërthamore në det. Nëse pala japoneze ngul këmbë në shkeljen e interesave publike ndërkombëtare dhe në hedhjen e këtij hapi të rrezikshëm, do të paguajë çmimin e këtij veprimi të papërgjegjshëm,” u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze Wang Wenbin.