KFOR reagon për avionët luftarakë serb në Preshevë

E publikuar: 28/03/2018 20:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

KFOR, Forca në Kosovë e Organizatës së Traktatit të Atlantikut verior (NATO) ka reaguar pas raportimeve të sotme për fluturimet e aeroplanëve luftarakë serb në kufirin me Kosovën, saktësisht në Preshevë.

KFOR përmes një njoftimi ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për ndonjë kërcënim nga Serbia duke shtuar se avionët ushtarakë serbë bënë manovra, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu KFOR ka bërë të ditur se është duke ndërmarrë kontrolle të duhura, përkitazi me rastin.

“KFOR është duke e monitoruar situatën dhe fton popullatën të jetë e qetë, sepse nuk ka kërcënime. Autoritete ushtarake serbe kanë deklaruar se kanë qenë duke bërë një ushtrim për manovrat taktike ‘Sadajestvo 2108’ të planifikuar për nesër”, thuhet tutje në njoftim./Indeksonline/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!