KFOR-i konfirmon se nga porti i Durrësit i erdhën ushtarë e pajisje

E publikuar: 08/03/2023 18:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së djeshme u raportua se një anije luftarake italiane ishte ankoruar në portin e Durrësit, e në të cilën gjendeshin pajisje dhe materiale për KFOR-in.

Nga ky mision, për Klankosova.tv kanë konfirmuar se raportimet janë të sakta.

“Mund të konfirmojmë se anija ushtarake italiane ‘San Marco’, e ankoruar rregullisht në portin e Durrësit (Shqipëri), transportonte pajisje dhe materiale të alokuara për misionin e KFOR-it”, ka thënë Zyra për Informim e KFOR-it.

Ndërkaq, një zëdhënës i KFOR-it tha më tej për Klankosova.tv se në këtë anije gjendeshin pajisje, por edhe ushtarë.

Sipas tij, pajisje të tilla dërgohen rregullisht nga Italia.

Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO thotë se mbetet i gatshëm të japë çdo sqarim dhe vazhdon të operojë brenda mandatit të tij bazuar në Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. /Klankosova.tv