Këto janë tri marrëveshjet që u nënshkruan nga Rama, Zaev dhe Vuçiq

E publikuar: 29/07/2021 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Ballkani i Hapur” kështu do të quhet bashkëpunimi mes tre vendeve të rajonit, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Kjo nismë do t’i japë mundësi vendeve bashkëpunuese në rajon për të hapur kufijtë me synim lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe komunitetit të biznesit në Ballkanin Perëndimor.

Tre marrëveshjet e firmosura:

E para: Marrëveshja për mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar.

E dyta: Marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve.

E treta: Marrëveshje për qarkullim e lirë në tregun e punës. Mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimit.