Këto janë rregullat që duhet të ndiqni për të rivotuar përmes postës për zgjedhjet në Dragash

E publikuar: 29/11/2021 10:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ka filluar periudha e përsëritjes së votimit për ata që duan të votojnë nga jashtë Kosovës, për Zgjedhjet e raundit të dytë për kryetar komune në Dragash

Mirëpo ndryshe nga herët e kaluara ka disa rregulla që ndryshojnë tani, transmeton Klankosova.tv.

” 1. Pakoja që përmban zarfin me fletëvotim duhet të dërgohet individualisht dhe deri vetëm për rrethin e ngushtë familjar (burri, gruaja, fëmijët dhe prindërit) keni të drejtë që zarfet me fletëvotime t’i fusni në një zarf që përmban adresën postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve:
2. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Votimi Përmes Postës
Posta nr. 6, Kutia Postare 351
10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.” thuhet në faqen zyrtare të KQZ-së.

Tutje bëhet e ditur se secili duhet të votojë personalisht dhe se këtë të drejtë, sipas KQZ-së, nuk mund dhe nuk guxojnë ta bartin ose delegojn tek dikush tjetër.

“3. Çdo tendencë për manipulim apo keqpërdorimi, do të ndiqeni penalisht; 4. Rekomandohet që brenda mundësive tuaja, pakon tuaj me fletëvotime ta dërgoni nga vendi i njëjtë në të cilin jeni deklaruar se banoni gjatë fazës së regjistrimit tuaj si votues jashtë vendit.”

Fletëvotimet duhet të pranohen më së largu deri më 13 dhjetor 2021. Kurse procedura dhe çështjet që duhet t’i kenë parasysh votuesit janë publikuar në web faqen e KQZ-së, në pjesën Shërbimet e KQZ-së – Shërbimet për votuesit- Votimit përmes postës, apo për linkun direkt mund të klikoni këtu.