Këtë vit SBASHK dërgon 440 anëtarë në bregdetin shqiptar

E publikuar: 14/06/2024 12:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe këtë vit SBASHK-u ka vazhduar me aktivitetin tradicional për dërgimin e një numri të konsideruar të
anëtareve e anëtarëve në bregdetin shqiptar në shenjë të respektit për përkushtimin e tyre në arsimimin
dhe edukimin e brezave nëpër vite e dekada.

Ky aktivitet këtë vit ka nisur sot me grupin e parë prej 88 pushuesve, për të vazhduar më 19 qershor me
grupin e dytë prej 203 pushuesve dhe për t’u përmbyllur me grupin e tretë prej 149 pjesëmarrësve në
këtë aktivitet rekreativ, të cilët për në bregdetin shqiptar do në nisen më 29 qershor.
Përzgjedhja e pushuesve është bërë nga shoqatat sindikale që nga çerdhet e deri të universitetet e
institucionet e kulturës, duke u bazuar në kriteret e përcaktuara nga Këshilli Drejtues i SBASHK-ut.
Kryetari i SBASHK-ut, z. Rrahman Jasharaj, është krenar që ky aktivitet po vazhdon sepse është shprehje
e mirënjohjes për angazhimet e vazhdueshme e maksimale të këtyre pushuesve në shërbim të arsimit
dhe kulturës.

Z. Jasharaj përgëzon koordinatorin për organizim të brendshëm z. Ymer Ymeri, stafin qendor dhe
kryetarët e nivelit komunal sindikal e të universiteteve për angazhimet maksimale me qëllim që ky
aktivitet të ketë rrjedhë të mbarë.

Ai shprehet se edhe shumë anëtare e anëtarë të SBASHK-ut e meritojnë një dhuratë të tillë, por kaq janë
mundësitë bazuar në mjetet e akumuluara për pushim dhe rekreacion.