Këta janë kandidatëve të BDI-së për kryetar komunash

E publikuar: 15/09/2017 08:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim ka konfirmuar kandidatët e saj për kryetarë komunash në komunat ku ajo do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Sipas një komunikate të BDI-së, zgjedhjet lokale për Bashkimin Demokratik për Integrim janë tejet të rëndësishme, meqë qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejt zgjedhin përfaqësuesit e tyre lokal, përfaqësues të cilët duhet drejtpërdrejtë të ofrojnë zgjidhje për nevojat dhe kërkesat e përditshme të qytetarëve, të cilët ata i përfaqësojnë.

“Duke pasur parasysh faktin se Bashkimi Demokratik për Integrim gëzon mbështetjen më të madhe nga qytetarët, dhe se kandidatët e BDI-së janë me gjasa më të mëdha për t’u zgjedhur si përfaqësues, janë bërë konsultime të gjëra në mënyrë që të përzgjedhim kandidatë me kredibilitet personal dhe profesional dhe vizion të qartë për të ardhmen e komunave”, thuhet në një komunikatë të BDI-së.

Në paraqitjen e tij për mediat, pas mbledhjes së kryesisë Qendrore, zëdhënësi i Shtabit Qendror Zgjedhor të BDI-së, Arbër Ademi kumtoi emrat e kandidatëve për kryetar komunash, dhe atë si vijon:

1. Komuna e Likovës – Erkan Arifi (magjistër i shkencave juridike);

2. Komuna e Haraçinës – Isuf Bislimi (historian);

3. Komuna e Çairit – Visar Ganiu (profesor universitar);

4. Komuna Shuto Orizarë – Xhelal Çajani (jurist);

5. Komuna e Studeniçanit – Femi Jonuzi (kimist);

6. Komuna e Sarajit – Blerim Bexheti (jurist dhe anëtar i Kryesisë Qendrore);

7. Komuna e Zhelinës – Fatmir Izairi (doktor dhe aktualisht Kryetar i Komunës së Zhelinës);

8. Komuna e Tearcës – Isen Asani, (historian dhe aktualisht Kryetar i Komunës së Tearcës);

9. Komuna e Tetovës – Teuta Arifi (profesor universitar dhe aktualisht Kryetare e Komunës së Tetovës);

10. Komuna e Bogovinës – Berzah Bejtullahu (historian dhe Kryetari i Degës së BDI-së në Bogovinë);

11. Komuna e Vrapçishtit – Gajur Rushiti (ekonomist i diplomuar);

12. Komuna e Gostivarit – Nevzat Bejta (historian dhe aktualisht Kryetar i Komunës së Gostivarit);

13. Komuna e Dibrës – Ruzhdi Lata (filolog dhe aktualisht kryetar i komunës);

14. Komuna e Kërçovës – Fatmir Dehari (doktor i shkencave sociale dhe Kryetar aktual i Komunës së Kerçovës);

15. Komuna e Pllasnicës – Ismail Jaoski (ekonomist i diplomuar dhe aktualisht kryetar komune);

16. Komuna e Dollnenit – Xhemail Qamili (jurist i diplomuar);

17. Komuna e Strugës – Ramiz Merko (ekonomist dhe Kryetar i Degës së Strugës) dhe

18. Komuna e Jegunovcës – Orhan Hamiti