Këta janë anëtarët e rinj të Bordit të RTK-së

E publikuar: 06/12/2021 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur anëtarët e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Në votim kanë marrë pjesë 87 deputetë.

Anëtarët:

Fatime Lumi Qehaja

Arta Berisha

Albulena Mehmeti

Shukrije Rama

Driton Hetemi

Besnik Boletini

Saftet Kabashaj

Bekim Sele

“Nga radhët e komuniteteve asnjëri kandidat nuk mori votat e nevojshme, dhe me këtë rast rishpallim konkursin”, deklaroi kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Anëtarët që kanë mandat dy vjeçar janë Besnik Boletini, Shukrije Rama dhe Arta Berisha.

Dy anëtarët që kanë mandat tre vjeçar janë Albulena Mehmeti dhe Fatime Lumi Qehaja.

Tre anëtarët që kanë mandat katër vjeçar janë Safet Kabashaj, Bekim Sele, Driton Hetemi.