Këta janë anëtarët e familjes Ramadani që vdiqën sot në aksidentin në Ferizaj

E publikuar: 06/06/2021 23:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident me fatalitet ndodhi pasditen e sotme në fshatin Koshare të Ferizajt, ku vdiqën 4 persona.

Aty mbetën të vdekur Naim Ramadani 39-vjeçar – drejtues i automjetit, Xhevrije Ramadani 60-vjeçare (nëna e Naimit), Sabrije Ramadani 32-vjeçare (gruaja e Naimit) dhe Y.R. 12-vjeçar (emër i njohur për redaksinë – djali i Naimit).

Ndërsa nga ky aksident ka mbetur e lënduar Ibadete Ramadani 32-vjeçare (motra e Naimit) që është duke u trajtuar në QKUK.

Më poshtë fotografia e viktimave: