Këshilltari i Mustafës bën analiza psikologjike – thotë se dikush në ndërdije i beson kryeministrit

E publikuar: 03/12/2016 13:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilltari i Isa Mustafës, Sokol Havolli, ka thënë se të gjithë ata që kanë ngritur pyejte lidhur me atë se si Kryeministri shkoi në Veri duke përdorë rrugë të malit në ndërdije i besojnë Shefit të Qeverisë.

Këtë konstatim psikologjik, Havolli e ka nxjerr pas raportimit se kreu i i Qeverisë përdori rrugë alternative për të shkuar në Veri në pëurimin e një ure të ndërtuar prej KFOR’it.

“Një është e sigurt se kjo nguti që çdo punë të këtyre 17 viteve e keni kërkuar dhe e keni prite nga Kryeministri Isa Mustafa, tregon se të gjithë ju në fakt, që për çdo proces që ngritni pikëpyetje dhe keni “hedhë gurë” ndaj çdo pune, thellë në ndërdijen tuaj keni besim tejet të madh ndaj Kryeministrit se përndryshe, këto pyetje, nuk i keni bërë në 17 vitet e fundit”, ka shkruar Havolli.

“Përgjigjet gjatë gjithë ditës ishin se Kryeministri ka shkuar nëpër rrugë të Kosovës, pa vonesë. Por prap, jeni duke kërkuar qime në ve (kime në vo). “Qime në ve” nuk do të gjeni, përveç nëse ia vendosni vet ndonjë me ngjitës”, ka shtuar ai.

Shefi i Qeverisë shkeli në Veri të Kosovës duke përdorë rrugë alternative pasi një grup serbësh bllokoi rrugën dhe nuk lejoi që zyrtarët e Qeverisë të merrnin pjesë në ceremoninë e organizuar nga KFOR’i, i cili e ka ndërtuar një rrugë që ligj Leposaviqin me Zubin Potokun,