Këshilltari i Isa Mustafës: “Gëzuar”, shkruarja në zgjedhje të parakohëshme.

E publikuar: 10/05/2017 12:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Besnik Berisha – këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, pak më herët ka deklaruar se më afër është që të prishet koalicioni mes PDK dhe LDK se sa të vazhdohet të punohet edhe më tej në Qeveri.

Por së fundmi, Berisha ka postuar një fotografi në Facebook, ku shihet tejet i buzëqeshur, e sipër saj ka shkruar: “Gëzuar!”.

I kontaktuar nga klankosova.tv, Berisha ka thënë se kjo “Gëzuar” nënkupton realitetin e ri në vend – shkruarjen në zgjedhje të parakohëshme.