Kërkohet ndihmë për trajtimin e sëmundjes Susak – rasti i parë në Kosovë (VIDEO)

E publikuar: 20/06/2017 23:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

24 vjeçarja nga Podujeva, Fitore Ibishi, me të cilën tani komunikohet vetëm duke i shkruar në letër, ka filluar nga tetori i vitit të kaluar të ketë simptoma të një sëmundje shumë të rrallë edhe në botë.

Në klinikën e Neurologjisë në QKUK, ajo është hospitalizuar një muaj më vonë, transmeton Klan Kosova.

Sipas etapave të zhvillimit të sëmundjes, mjekët  dyshojnë se Fitorja vuan nga sindroma Susak, sëmundje kjo e re edhe në literaturën shkencore,  e përshkruar për herë të parë në vitin 1990.

Ndërkaq për shërimin e vajzës, familja Ibishi kërkon ndihmë.

Kronikë e zgjeruar nga gazetarja Blerta Ahmeti.