Policia e Tiranës ka arrestuar një burrë të dehur, i cili kërcënoi me vdekje gruan dhe të bijën 13-vjeçare. 39-vjeçarit Alban Balla iu vunë prangat mbrëmjen e së hënës, pasi ai kishte ardhur në shtëpi i dehur dhe kishte nisur kërcënimet ndaj familjes, gruas D. Balla 31 vjeçe dhe vajzës I/ Balla, 13 vjeçe.
Arrestimi u bë nga shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.3. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet dhe një armë gjahu “Kralmagnum” me 38 fishekë, 12 prej të cilëve të vendosur gjerdan.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur për veprën penale “Dhunë në familje” dhe ” Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”,parashikuar nga nenet 130/a dhe 280 të Kodit Penal.