Kërcënoi me vrasje ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Gjykata merr vendim për të akuzuarin

20.09.2021 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kërcënoi me vrasje ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Gjykata merr vendim për të akuzuarin

Imer Gashi është dënuar me 10 muaj burgim pasi ka pranuar se përmes telefonit ka dërguar porosi në formë elektronike (e-mail) në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, duke kanosur me vrasje ambasadorin dhe zyrtarët e tjerë.

E-maili në adresë të ambasadës ishte dërguar në qershor të këtij viti, ku sipas aktakuzës, Gashi kishte kërkuar nga ambasadori ndalimin e grupeve kriminale në Kosovë në të kundërtën do të ndodhte vrasja, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi ndaj Gashit është shpallur të hënën nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Vesel Ismajli, pasi që i akuzuari deklaroi se pranon fajësinë për veprën penale “rrezikimi i personave me mbrojtje ndërkombëtare”.

I akuzuari Imer Gashi deklaroi se i kupton pasojat dhe benefitet e pranimit të fajësisë dhe se ndihet thellësisht i penduar.

“Pendohem jashtëzakonisht thellë për veprën penale që e kam kryer, kërkoj falje publikisht në emër timin dhe të familjes”, tha i akuzuari.

Pranimi i fajësisë nga i akuzuari u mbështet edhe nga mbrojtësi i tij, avokati Leart Kryeziu, i cili tha se pranimi i fajësisë është bërë pas konsultimit të mjaftueshëm me të dhe se i njëjti ndihet i penduar, duke kërkuar nga gjykata që të mbrojturit të tij t’i shqiptohet një dënim sa më i butë.

Prokurori Afrim Shefkiu deklaroi se pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarit Gashi është i plotë dhe në përputhje të plotë me provat materiale të bashkangjitur aktakuzës.

Ai i propozoi gjykatës që pranimin e fajësisë ta aprovoj.Pas deklarimeve të tyre, gjykatësi Ismajli ka aprovuar pranimin e fajësisë dhe ka bërë shpalljen e aktgjykimit.

Lidhur me propozimin e mbrojtjes për ndryshimin e masës së sigurisë, gjykata mori aktvendim me të cilin i ndërpreu masën e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Gjykatësi Vesel Ismajli gjatë shpalljes së aktgjykimit njoftoi palët se brenda afatit ligjor kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, sipas aktakuzës të ngritur më 3 shtator 2021, Imer Gashi ngarkohet me veprën penale “rrezikimi i personave me mbrojtje ndërkombëtare”.

Në aktakuzë thuhet se Gashi më 16 qershor të vitit 2021, me paramendim dhe dashje, përmes telefonit dhe emalit të tij, në adresën zyrtare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka kanosur seriozisht ambasadorin dhe përfaqësuesit e kësaj ambasade.

I akuzuari sipas aktakuzës kishte kanosur seriozisht ambasadorin dhe përfaqësuesit e kësaj ambasade, se po që se nuk ndërmarrin veprime për çështjen e sigurisë në Kosovë, për parandalimin e grupeve kriminale, do ta vriste ambasadorin, i cili sipas tij, mbulon kriminelët në Kosovë.

Sipas aktakuzës, Gashi kishte thënë se nuk ka pasur qëllim të vrasë ambasadorin por të sensibilizojë Ambasadën e SHBA-së në Kosovë me padrejtësitë ndaj familjarëve të tij në një proces gjyqësor.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë./BetimipërDrejtësi.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Abdixhiku kritikon Osmanin për sulmet ndaj BE-së: Raporte të tilla s’komentohen në konferenca

Abdixhiku kritikon Osmanin për sulmet ndaj BE-së: Raporte të tilla s’komentohen në konferenca

Memli Krasniqi: Qytetarët nuk pajtohen me qasjen arrogante të VV-së

Memli Krasniqi: Qytetarët nuk pajtohen me qasjen arrogante të VV-së

Këshilltari i Vjosa Osmanit i reagon Abelard Tahirit dhe Selim Selimit pas kritikave për vetingun

Këshilltari i Vjosa Osmanit i reagon Abelard Tahirit dhe Selim Selimit pas kritikave për vetingun

Presidentja viziton kampin ku po qëndrojnë afganët

Presidentja viziton kampin ku po qëndrojnë afganët

Arrestohet një 87-vjeçar për sulm seksual

Arrestohet një 87-vjeçar për sulm seksual

Treni godet për vdekje një person në Pejë

Treni godet për vdekje një person në Pejë

Ballazhi pas anulimit të zgjedhjeve në Han të Elezit: Suma do të turpërohet nga humbja që do t’i shkaktoj

Ballazhi pas anulimit të zgjedhjeve në Han të Elezit: Suma do të turpërohet nga humbja që do t’i shkaktoj

Nga e premtja, vaksinën kundër COVID mund ta merrni edhe në sheshin e Prishtinës

Nga e premtja, vaksinën kundër COVID mund ta merrni edhe në sheshin e Prishtinës

Këto janë rregullat për të kërkuar azil në Zvicër

Këto janë rregullat për të kërkuar azil në Zvicër

PZAP anulon zgjedhjet në Komunën e Hanit të Elezit – pati shitblerje të votave

PZAP anulon zgjedhjet në Komunën e Hanit të Elezit – pati shitblerje të votave

Haziri: LDK nuk do të ketë marrëveshje politike në bllok për balotazhin

Haziri: LDK nuk do të ketë marrëveshje politike në bllok për balotazhin

Asnjë i vdekur dhe 18 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Asnjë i vdekur dhe 18 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

KQZ vendos që të rinumërohen 23 vendvotime

KQZ vendos që të rinumërohen 23 vendvotime

Arrestohet ish-punonjësi i AKI-së, dyshohet se zbuloi informacione që rrezikuan sigurinë e Kosovës

Arrestohet ish-punonjësi i AKI-së, dyshohet se zbuloi informacione që rrezikuan sigurinë e Kosovës

Rritet edhe çmimi i druve në Kosovë

Rritet edhe çmimi i druve në Kosovë

Aktakuzë ndaj personit që dhunoi të miturën në shtëpinë e tij në Gjakovë

Aktakuzë ndaj personit që dhunoi të miturën në shtëpinë e tij në Gjakovë