Kërcënohet me heqje koke Richard Grenell

E publikuar: 29/06/2021 19:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish i dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, është kërcënuar me jetë nga një shqiptar.

Një person me emrin Bekim Xhika ia ka thënë atij përmes Instagramit se do t`ia këpusin kokë në rast se vjen në Shqipëri.“Nëse vjen në Shqipëri ne do ta heqim kokën. Po të presim ty. Mbaje mend. Mos harro”, thuhet në mesazhin që Xhika i ka nisur Grenell.

Mesazhi kërcëues vjen një ditë pas postimit të Grenellit në Twitter ku i lartësoi “heronjtë” e betejës së Vidovdanit.

“Sot nderojmë heronjtë Vidovdan. Në këtë ditë në 1389, filloi beteja kundër Osmanëve në Kosovë. Sot është një ditë përkujtimore për Shën Princin Llazar dhe dëshmorët e shenjtë serbë”, ka shkruar ai.

Vetë Grenell ka kërkuar që Policia Shqiptare të merret me këtë kanosje ndaj tij.