Keqpërdorimet e fondeve për trajtim jashtë vendit, Qeveria: Abuzimet do të hetohen, ky shërbim do t’i kthehet normalitetit

08.06.2022 12:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Keqpërdorimet e fondeve për trajtim jashtë vendit, Qeveria: Abuzimet do të hetohen, ky shërbim do t’i kthehet normalitetit

Shëndetësia është një nga problematikat më të mëdha ndër vite në Kosovë. Qytetarët në të shumtën e rasteve janë përballur me shërbime joadekuate,e shpesh herë kanë mbetur duke u sorollatur korridoreve të spitaleve në vend, ku askush nuk i ka trajtuar siç duhet.

Duke mos mjaftuar kjo, së fundi pati raportime të shumta për keqpërdorimet të cilat janë bërë me fondet e Programit të Trajtimit Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike.

Pas kësaj nga Qeveria e Kosovës kanë deklaruar se kanë pranuar me shqetësim këto raportime.

“Qeveria ka pranuar me shqetësim raportimet e fundit në media lidhur me abuzimet me fondet e Programit të Trajtimit Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike (TMJIShP).Për Qeverinë është me rëndësi të veçantë auditimi i thukët i tërë këtij procesi e secilit transaksion që ka kaluar nëpër Programin e TMJIShP, duke u fokusuar në faktin dhe nivelin e marrjes së shërbimeve shëndetësore për pacientin, arsyeshmёrinё e kostos sё shërbimit tё ofruar, rregullësinë e procesit që prej fillimit deri në fund, provizionimin nё fond pёr zotimet e ofruara, validitetin e faturave, pagesave, etj.”, u tha nga Qeveria,transmeton Lajmi.net.

Tutje u theksua se Qeveria qëndron tërësisht në anën e kërkesave të pacientëve, e të publikut dhe se do të marrë të gjitha masat e duhura që të ushtrojë brenda kuadrit ligjor kontroll të rreptë në FSSh.

“Qeveria qëndron tërësisht në anën e kërkesave të pacientëve e të publikut të gjerë dhe do të marrë të gjitha masat e duhura e të ushtrojë brenda kuadrit ligjor kontroll të rreptë në FSSh, që të sigurojë funksionimin e mbikëqyrjen e Programit me qëllim që pacientët të marrin shërbimet e kërkuara. Ky shërbim do t’i kthehet normalitetit, kurse abuzimet në të kaluarën të hetohen.”

“Qeveria do t’i aktivizojë të gjithë mekanizmat e vet dhe do t’u ofrojë bashkëpunimin organeve të drejtësisë për hetimin e të gjitha rasteve të nxjerra publikisht lidhur me keqpërdorimet dhe abuzimin në emër të pacientëve që janë trajtuar jashtë vendit, përmes Programit të Trajtimit Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike.”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Petkoviq: Shpresoj që Lajçaku do ta ngrejë çështjen e ndalimit të hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë

Petkoviq: Shpresoj që Lajçaku do ta ngrejë çështjen e ndalimit të hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë

Reka: Brukseli po zgjeron hendekun mes BE-së e Ballkanit

Reka: Brukseli po zgjeron hendekun mes BE-së e Ballkanit

Si vendoset limiti për çmimin e naftës dhe sa do të gjobiten pompat që shesin më shtrenjtë?

Si vendoset limiti për çmimin e naftës dhe sa do të gjobiten pompat që shesin më shtrenjtë?

Lajçak mbërrin në Kosovë, shkon këmbë në takim me Kurtin

Lajçak mbërrin në Kosovë, shkon këmbë në takim me Kurtin

Haxhiu për Vettingun: Duhet të jemi unik në raport me reformën për drejtësi, pres takim me liderët opozitarë

Haxhiu për Vettingun: Duhet të jemi unik në raport me reformën për drejtësi, pres takim me liderët opozitarë

Në ditën e parë aplikojnë 164 nxënës në gjimnazin “Sami Frashëri”, vërehet interesim i madh

Në ditën e parë aplikojnë 164 nxënës në gjimnazin “Sami Frashëri”, vërehet interesim i madh

A do të kthehet Osmani për takim me Lajçak, Zyra e Presidentes: Sapo ka nisur vizitën në Singapor

A do të kthehet Osmani për takim me Lajçak, Zyra e Presidentes: Sapo ka nisur vizitën në Singapor

60% e shqiptarëve nuk bën dot një javë pushime këtë vit, më keq se rajoni

60% e shqiptarëve nuk bën dot një javë pushime këtë vit, më keq se rajoni

AAK e shqetësuar për mosliberalizim, Tahiri: S’mjafton që Lajçak të ndjejë keqardhje

AAK e shqetësuar për mosliberalizim, Tahiri: S’mjafton që Lajçak të ndjejë keqardhje

Pula për vizitën e Lajçakut: Lufta në Ukrainë po e rikthen vëmendjen e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Pula për vizitën e Lajçakut: Lufta në Ukrainë po e rikthen vëmendjen e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Blerim Latifi: BE klub racist, Kurti e Osmani ta bojkotojnë Lajçakun

Blerim Latifi: BE klub racist, Kurti e Osmani ta bojkotojnë Lajçakun

Dyshohet se rrahu kolegun e tij brenda SHGJK-së, ministrja Rizvanolli hesht

Dyshohet se rrahu kolegun e tij brenda SHGJK-së, ministrja Rizvanolli hesht

Osmani në Samitin Global të Grave në Tajlandë: Çdo grua është një burim unik frymëzimi

Osmani në Samitin Global të Grave në Tajlandë: Çdo grua është një burim unik frymëzimi

Vuçiq thotë se pret rezultate të mira nga vizita e Abazoviq në Beograd

Vuçiq thotë se pret rezultate të mira nga vizita e Abazoviq në Beograd

Anti korrupsioni flet për 50 mijë eurot që dyshohet se iu vodhën deputetit të VV-së

Anti korrupsioni flet për 50 mijë eurot që dyshohet se iu vodhën deputetit të VV-së

MSh-ja aprovon dhënien e vaksinave kundër COVID edhe për personat mbi 12 vjeç

MSh-ja aprovon dhënien e vaksinave kundër COVID edhe për personat mbi 12 vjeç