Këlliçi bën thirrjen e fundit: Dilni votoni masivisht! Kemi hyrë në finale na mbetet vetëm për të fituar

E publikuar: 14/05/2023 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” u bëri thirrje edhe njëherë qytetarëve të Tiranës të votojnë masivisht deri në orën 19:00.

Këtë herë kandidati nuk zgjodhi të bëjë premtime elektorale, duke mos thyer sërish kodin zgjedhor.

“Të rinj dhe të reja merrni pjesë masivisht në votime deri në orën 19:00. Është një shans që nuk do të na vijë më për katër vitet e ardhme për të ndryshuar fatet e kryeqytetit tonë.

Është një shans për të rinj e të reja, për të moshuar për pensionistët, për qytetarët sidomos për ata që janë në zona rurale dhe janë harruar për vite me rradhë. Shifrat tregojnë se jemi në kufijtë e 40% e pjesëmarrjes, do duhet që të kalojmë këtë shifër.

U bëj thirrje naçuve dhe njëherë edhe cakëve të Tiranës dhe të gjithë atyre që jemi takuar, kemi folur me njëri tjetrin dhe kemi thënë se kur do të afrojë 14 maji. Epo 14 maji është sot kemi hyrë në finale. Kemi hyrë në finale, finalja po luhet tashmë mbetet vetëm për të fituar. Dilni merrni pjesë në votime, le ta shndërrojmë këtë ditë në një ditë feste. Dilni votoni ndryshimi është në duart tuaja”, tha Këlliçi.

/Tch