KEDS tregon se po bën mirëmbajte intensive të rrjetit gjatë kësaj vere

E publikuar: 13/07/2022 12:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

KEDS përmes një komunikate ka njoftuar se me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të rrjetit distributiv për dimër, kanë përgatitur një plan intensiv të mirëmbajtjes së linjave të tensionit të mesëm dhe se ka filluar gjatë këtyre ditëve.

KEDS thotë se përmes realizimit të këtij plani parashihet që të ulet numri i ndërprerjeve në rrjet nga faktorët atmosferit apo mbingarkesat eventuale.
Punëtorët tanë janë duke e bërë pastrimin e traseve në tërë territorin e vendit, pastaj ndërrimin e aseteve të dëmtuara dhe përforcimin e rrjetit aty ku paraqitet e nevojshme”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Njoftimi i plotë:

Ne jemi të vetëdijshëm që na pret një dimër i vështirë sa i përket gjendjes energjetike. Çmimet vazhdojnë të jenë në nivel rekord, përderisa edhe kërkesat janë në rritje.

Për ta zbutur këtë situatë duhet të ndërmerren masa preventive, ashtu siç po bëjnë thuajse të gjitha vendet e botës.

Me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të rrjetit distributiv për dimër, edhe KEDS ka përgatitur një plan intensiv të mirëmbajtjes së linjave të tensionit të mesëm, që ka filluar gjatë këtyre ditëve. Përmes realizimit të këtij plani parashihet që të ulet numri i ndërprerjeve në rrjet nga faktorët atmosferik apo mbingarkesat eventuale.

Punëtorët tanë janë duke e bërë pastrimin e traseve në tërë territorin e vendit, pastaj ndërrimin e aseteve të dëmtuara dhe përforcimin e rrjetit aty ku paraqitet e nevojshme.

Gjatë kohës kur intervenohet nëpër dalje, ndërprerjet mund të jenë disa orëshe, pasi duhet të revizionohet komplet traseja e linjës përkatëse, dhe kjo merr kohë. Pasi që është e pamundur që të punohet nën tension për shkak të rrezikut, atëherë ndërprerjet e planifikuara janë të domosdoshme.

KEDS i njofton paraprakisht të gjithë konsumatorët përmes mediave dhe formave tjera të informimit, ndërsa konsumatorët e ndjeshëm edhe drejtpërdrejt. Në bazë të planeve që i kemi bërë edhe po procedojmë me to, për një linjë të caktuar nuk do të ketë shumë ndërprerje. Por, kjo varet edhe nga gjendja e linjës. Objektiv yni është që mirëmbajtja të jetë e standardeve më të larta dhe pos faktorëve atmosferik, daljet t’i përballojnë edhe mbingarkesat eventuale sa më shumë të jetë e mundur. Prandaj, nëse një dalje është në gjendje më të rënduar, atëherë mirëmbajta e plotë merr më tepër kohë.

Kjo mirëmbajtje po bëhet pikërisht gjatë verës, kur kërkesa është më e ulëta, në mënyrë që të ketë ndikim sa më të vogël në përditshmërinë e konsumatorëve dhe benefitet e saj të jenë maksimale pikërisht në kohën kur ju nevojitet më së tepërmi atyre, pra, gjatë dimrit.

KEDS vazhdon të jetë kompani e përkushtuar që të japë maksimumin në ofrimin e shërbimeve sa më kualitative për të gjithë konsumatorët kosovarë dhe të ndërtojë partneritet me ta. Së bashku mund t’ia dalim për të tejkaluar më së lehti secilën sfidë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!