KDI-ja: Planifikim dhe menaxhim i dobët i kontratave publike

E publikuar: 08/11/2017 08:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Menaxhimi i dobët i kontratave të prokurimit publik nga autoritetet kontraktuese dhe kualiteti i dobët i punëve nga operatorët ekonomikë, në disa raste, po krijojnë nevojën për investime shtesë.

Kjo, sipas një hulumtimi të Institutit Demokratik të Kosovës, përveç kualitetit të dobët të investimeve publike, për taksapaguesit po krijohet edhe barrë financiare, pasi jo pak herë, autoritetet kontraktuese detyrohen të japin kontrata të reja për të “arnuar” investimet paraprake, shkruan sot Koha Ditore.

Menaxherja e Programeve në KDI-ja, Diana Metushi-Krasniqi, ka shpjeguar se autoritetet kontraktuese, në disa raste janë të detyruara të riinvestojnë në investimet paraprake, më qëllim të sanimit të problemeve nga mungesa e cilësisë së punës. Rast tipik i kësaj, sipas saj, janë projektet e dy shkollave në Ferizaj, “Tefik Çanga” dhe “Faik Konica.

Objekti i shkollës “Tefik Çanga” është përballur me një sërë ankesash nga udhëheqësia e shkollës që nga ndërtimi i saj, drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).