Kathimerni: Aeroplani që u rrëzua në Greqi ishte ukrainas, po barte lëndë të rrezikshme

E publikuar: 17/07/2022 01:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Avioni i rrëzuar në Greqi ishte ukrainas dhe po barte lëndë të rrezikshme, ka raportuar të dielën media greke “Kathimerni”.

Sipas informatave të para është duke u analizuar shkalla e rrezikut që mund të shkaktojnë përbërjet e rrezikshme që po transportoheshin nga Serbia për në Jordani, bazuar në raportimet e mediave greke.

Avioni është rrëzuar mbrëmjen e së shtunës 40 kilometra nga aeroporti i Kavallës pasi ai synonte të bënte një ulje emergjente. Pa sukses.

Për shkak të ngarkesës së atmosferës, dy zjarrfikësit që ndodheshin pranë vendit të aksidentit kanë pësuar probleme me frymëmarrjen dhe janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës.

Nëpër media sociale janë shpërndarë video nga vendi i ngjarjes.

Informacione zyrtare edhe më tutje nuk ka. /Express

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!