Katër klube të Premierligës e duan James Rodriguezin

E publikuar: 05/07/2020 12:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

James Rodriguez do të largohet në verë nga Real Madridi, pasi nuk ka mbështetjen e trajnerit Zinedine Zidane.

Kolumbiani po luan shumë pak që pas rikthimit nga Bayern Munich dhe fati nuk ka qenë me të, ai është dëmtuar shpesh.

Lojtari po sheh mundësitë që ka për t’u larguar dhe janë disa ekipe që e duan, kryesisht në Angli. Marca shkruan se madrilenët nuk duan ta humbasin me kosto zero sezonin e ardhshëm, prandaj po shohin tregun.

Prestigjiozja spanjolle bën me dije se Evertoni, Arsenali, Manchester United dhe Wolves duan shërbimet e futbollistit.

Trajneri Carlo Ancelotti kërkon të ribashkohet me lojtarin, ndërsa “Topçinjtë” e shohin si zëvendësues tw pwrkyer pwr Mesut Ozil./Express/