Kapet me kokainë te “Pedonalja”, arrestohet 26-vjeçari

E publikuar: 06/10/2017 09:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Pedonalja” ku ka arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar që shpërndante kokainë.

Me datë 05.10.2017 nga strukturat e Seksionit kundër narkotikeve të D. V. P. Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër si rezultat i operacionit ku janë përdorur metoda speciale të hetimit, u arrestua në flagrancë shtetasi:

Blerim Harusha, 26 vjeç, banues në lagjen “Ajasem” Shkodër.

Arrestimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi në vendin e quajtur “Pedonale” në  lagjen  “Vasil Shanto”,  gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Policia iu  gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 114 doza të tjera të lendës narkotike e dyshuar Kokainë.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe  9 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal./newsbomb.al

22330706_10211053426553613_718247621_n.jpg