Kapen në flagrancë duke e vjedhur veturën në Prishtinë

E publikuar: 29/05/2017 10:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë shoqëruar në stacion policor dy të dyshuar meshkuj nga Prishtina, pasi që të njëjtit kanë tentuar të vjedhin një veturë, si dhe kanë sulmuar fizikisht viktimën.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor.

Gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/