Kapen me drogë njerëzit e ‘bosit’ të krimit në veri të Kosovës

E publikuar: 14/08/2017 12:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marko Gjukiq dhe Dejan Nedelkoviq nga Zveçani, janë arrestuar nga policia serbe për shkak të drogës në qytetin Vërnjaçka Banja të Serbisë.

Sipas burimeve të KosovaPress’it, ata u arrestuan dje në një banesë në Vërnjaçka Banjë.

“Nga kontrolli në banesë u zbuluan pako me drogë, që rezultuan veç llojeve tjera, të ishin edhe sasi e konsiderueshme kokainë. Autoritetet serbe dyshojnë se droga u përket dy të arrestuarve, ndërsa destinacion kishin Kosovën”, kanë thënë burimet.
Po sipas këtyre burimeve, të arrestuarit janë të njohur për autoritetet rreth veprimtarisë së tyre kriminale, dhe janë pjesë e grupit të Millan Radojiçiq, që njihet si “bos” i krimit në veri.