Kapen 15.000 mijë litra alkool i prodhuar ilegalisht në Gjakovë

E publikuar: 14/10/2021 16:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dogana e Kosoves nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, ka organizuar kontrolle në 4 lokacione të dyshuara për prodhim ilegal të pijeve alkoolike në regjionin e Gjakovës.

Me këtë rast në 4 lokacionet është gjetur sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike të prodhuara ilegalisht dhe me kete rast i jane shmangur taksave dhe njekohesisht është prodhim ilegal dhe i pakontrolluar e që paraqet rrezik potencial për shëndetin e qytetarve të Republikës së Kosovës.

“Gjithsejtë janë sekuestruar 14,828 Litra Pije Alkoolike si në vijim:– 10,518 Litra Raki– 4,000 Litra Verë– 310 Litra Liker”, njofton Dogana.