Kandidatura e Lushtakut në dyshim: Ligji ua ndalon kandidimin personave të dënuar në 3 vitet e fundit

E publikuar: 14/05/2021 11:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumë pretendent politik e jo politik tanimë kanë shpallur kandidaturat e tyre, njëri nga ta është edhe nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku që pretendon ta udhëheq Komunën e Skenderajt në katër vitet e ardhshme.

Për Sami Lushtakun ka pasur dilema se a do të mund të garoj në këto zgjedhje duke aluduar se ka denim në tre vitet e fundit, mirëpo ky ka mohuar një gjë të tillë.

“PDK e publikon kanidaturen timë, une asnjë denim nuk e kam”, ka thënë Lushtaku për T7.

Sipas ligjit për zgjedhje do t’iu pamundësohet kandidatëve që janë të denuar në tre vitet e fundit që të garojnë në zgjedhjet lokale.

Kujtojmë që nga ky ligj i’u pamundesua kandidimi mbi 40 kandidatëve për deputet në zgjedhjet nacionale.