Kandidati i VV-së mburret me fitoren në Mitrovicën e Veriut, ku votuan vetëm 837 qytetarë

E publikuar: 23/04/2023 20:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Erden Atiq

Kandidati i LVV-së, Erden Atiq, e ka shpallur fitoren në komunën e Mitrovicës, ku kanë votuar vetëm 837 qytetarë.

Ai u mburr me këtë fitore, teksa tha se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve pa dallim.

“Kemi fitu, faleminderit shumë. Komunën Veriore, unë kam dal si fitues, i falënderoj gjithë qytetarët, fillimisht ata që kanë punu pa u ndalë. Do të jem kryetar për të gjithë pa dallim. I apeloj qytetarët që të kenë besim në institucionin e komunës dhe në mua”, Erden Atiq. Për të gjitha sfidat jemi të përgatitur, do të jem kryetar i të gjithëve, pa marrë parasysh përkrahës apo jo. Jemi të gatshëm me padurim po presim bashkëpunimin”, tha ai.

Sipas VV-së, fitore është arritur edhe në komunën e Leposaviqit.