Kandidati i PDK-së, Betim Gjoshi në Komoran: Kosova nuk është siç ka qenë ideali i shumë brezave, më 9 Shkurt, do të bëjmë më mirë!

E publikuar: 10/01/2025 14:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Betim Gjoshi, ka shpalosur sot programin dhe vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës për një të ardhme më të mirë të vendit, gjatë një takimi të zhvilluar në Komoran, në zemër të Kosovës. Gjoshi theksoi se bashkimi i qytetarëve të Komoranit dhe të gjithë Kosovës është kyç për arritjen e objektivave të PDK-së.

Ai u shpreh: “Kosova nuk është ashtu siç ka qenë ideali i shumë brezave, andaj bashkë me qytetarët e Komoranit dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, më 9 shkurt do të bëjmë më mirë.”

Në këtë ngjarje, Gjoshi pati një mesazh të fuqishëm për qytetarët, duke i ftuar ata që të votojnë për një të ardhme më të mirë dhe të sigurt. Ai siguroi se Partia Demokratike e Kosovës do të punojë pa u lodhur për zhvillimin e vendit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët.

Postimi i plotë:

Betimi për Fitore 50

Në Komoran, në zemër të Kosovës, të bashkuar si asnjëherë më parë, shpalosëm programin dhe vizionin e PDK-së. Kosova nuk është ashtu siç ka qenë ideali i shumë brezave, andaj bashkë me qytetarët e Komoranit dhe krejt Kosovës më 9 shkurt do të bëjmë më mirë.
Betimi për Fitore