Kandidati i AKR-së zotohet t’i përkrah bizneset: Teknologjia është e ardhmja

E publikuar: 28/09/2021 19:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga AKR-ja, Gëzim Mehmeti, tha se me përdorimin e teknologjisë shumë probleme në këtë komunë do të zgjidhen. Gjatë vizitës në korporatën “SPEEEX”, Mehmeti tha se është impresionuar me numrin e madh të të punësuarve në këtë kompani.

“Më erdhi mirë kur pashë gjithë këta të punësuar. Ne e shohim këtë si domosdoshmëri dhe duhet me qenë koherent me zhvillimet e shteteve tjera”.

“Ne kemi paraparë qendër e cila ia mundëson qytetarëve transparencën.

Ai tha se me 1040 ditë të mandatit çdo dy ditë është rregullu një rrugë. Kjo çështje teknologjisë është ardhmëria. Çështja e informatës është e domosdoshme. Ne për shkak të një serveri dhe softuer shkaktojnë pritje në komunë. Instituti i bletës dhe çështja e inspektimit. Problemi qe kemi në Prishtinë kemi menduar dronë. Një ankesë për ndotje akustike sepse ka ndotje akustike. Ne kemi menduar vendosjen e senzorve. Qytetarët kanë me pas qasje që ka ndotje akustike. Është investim 50 mijë euro instituti i bletëve. Na prodhojmë deri 15 kg për koshere. 35 qendra monitoruese ia mundësojmë banorëve të Prishtinës nga një koshere”.

Mehmeti ka thënë se çmimet nuk janë koherent me tregun.
“Mendoj se duhet të vijë një person që zotohet se do t’i kryejë këto punë qe 5 hektar m’i ua dhënë kompanive. Ne kemi drejtë ligjore me të dhënë tokë. Unë të gjitha kompanive iu kisha dhënë tokë”.

Fikret Murati, nga korporata “Speex”, tha se janë të angazhuar në kujdesin e klientit.

“Po tregojmë bërthamën e Speex çka e bënë të veçantë. Është themeluar vitin 2016. Kosova ka përparësi rinia. Në zhargonin publik është call center”.

“Ta njeh Kosovën si ambasador të vendi të huaj dhe e bënë lansimin zyrtar të Apple në tregun e Zvicrës. Shtrija është në Prishtinë, Vushtrri dhe në Han të Elezit dhe Prizren. Të punësuar janë mbi 1500 të rinj.

Sot është kërkesa për 250 vende të reja të punës për gjerman folës. Ne operojmë në baza ditore”.