Kandidatëve për Bord të RTK-së u kërkohen dokumente shtesë, 30 s’do të ftohen fare në intervistim

E publikuar: 28/10/2021 13:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së ka shqyrtuar listën e kandidatëve të propozuar, raporton Ekonomia Online.Kryetari i këtij Komisioni Armend Zemaj prezantoi të dhënat mbi kandidatët e propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së dhe dokumentacionet e munguara.

Ai shton se në mesin e gjithë kandidatëve, 47 prej tyre u janë kërkuar dokumentacione shtesë, ku 35 prej tyre u janë përgjigjur pozitivisht ndërsa 12 prej tyre negativisht kur u është kërkuar plotësim aplikacioni.Zemaj më tej ka sqaruar se 10 prej tyre janë përjashtuar nga lista për shkak të pensionit.

“47 kandidatëve u është kërkuar që të plotësojnë aplikacionin, 35 prej tyre u janë përgjigjur ndërsa 12 prej tyre nuk u janë përgjigjur plotësim ndryshim dokumentacioneve, ndërsa pjesa tjetër ka qenë në rregull”.“10 kandidatë janë përjashtuar nga lista për shkak të pensionit.

Dy kandidatë janë nga komuniteti jo-shumicë”, tha Zemaj.Deputeti nga PDK, Mërgim Lushtaku tha se është e rëndësishme që të diskutohen çështjet e disa prej kandidatëve.“Një nga pikët që unë pashë lidhur me çështjen e disa prej kandidatëve, si rasti i pozitës së drejtorit dhe të tjerëve”, tha Lushtaku.

Më tej në kuadër të këtij komisioni janë përmendur emrat e kandidatëve me rend që u janë pranuar apo jo dokumentacionet.Deputeti i VV-së, Ardian Gola, e ka quajtur të panevojshëm penalizimin e personave të pensionuar që mos të jenë anëtar të Bordit.Zemaj tha se tashmë kjo pjesë është konsumuar dhe ata nuk mund të paguhen si shërbyes civil.

Tutje gjatë këtij Komisioni u përmend edhe çështja e kriterit të kandidatëve që kanë pozitë të drejtorëve në ndërmarrje publike dhe që si të tillë duhet të pezullohen.Zemaj theksoi se nga lista e prezantuar del se nga të gjitha aplikimet 30 persona nuk thirren në intervistim, raporton EO.

Diskutimi vazhdoj edhe mbi ecurinë e vendimit të shkarkimit të Bordit të RTK-së, ku deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra tha se kanë marrë vendim nga sekretariati për hapjen e konkursit për Këshillin Mbikëqyrës të Shërbyesve Civil, pas vendimit nga Gjykata Kushtetuese.
Zemaj tha se është mirë që të vazhdohet me procedura dhe të nxihen afatet ligjore.Përderisa u vendos që koha e intervistimit të mbetet diskutabile deri në koordinim të deputetëve.