Kandidatët për kryetar të komunave në veri thonë se Kurti e Sveçla u kanë premtuar siguri

E publikuar: 17/04/2023 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidatët për kryetar në komunat veriore të Kosovës nuk kanë bërë as edhe një ditë fushatë, sipas profesorit universitar Shqiprim Pula, kjo tregon se gjendja nuk është stabile dhe se kandidatet kanë vendosur që të mos nxisin tensione.

Fushatë në veri bënte Lista Serbe.

Por, fushatë për zgjedhjet e 23 prillit nuk po bën asnjë nga kandidatët shqiptar për kryetar në 4 komunat veriore.

Tash kur ka mbetur më shumë se një javë nga ky proces nuk ka një lajmërim për hapje të fushatës.

Megjithatë sipas profesorit universitar Shqiprim Pula mundësia për mos mbajtje të zgjedhjeve tregon situatën jo stabile.

Fushatë nuk u pa, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të dielën mbajti një takim me kandidatët e LVV-së ne veri duke bërë fushatë me ta.

Në këtë takim, njëri nga kandidatët për kryetar të Zubin Potokut nga Lëvizja Vendvendosje, Flatron Hasani tregon se Kurti iu ofroi garanci për sigurinë gjatë procesi zgjedhor.

Njëjtë tha për T7 në një përgjigje me shkrim edhe Lulzim Hetemi që kandidon për Leposaviq.

Kurse për procesin zgjedhor foli edhe kandidati për kryetar të Mitrovicës së veriut.

Lidhur me procesin zgjedhor në veri gjatë ditës nuk kanë pranuar të flasin Kurti e Osmani gjatë homazheve në fshatin Poklek të Drenasit.