Kancelarja Merkel nesër në Tiranë, publikohet agjenda

E publikuar: 13/09/2021 18:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë.

Sipas agjendës së publikuar nga zyra e shtypit e kryeministrisë, në orën 10:20 do të zhvillohet ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave.

Në orën 10:30 – takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave.

Në orën 11:00 – takimi bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave.

Në orën 11:50 – mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park, ndërsa në 11:55 do të jetë mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park.

Në orën 12:00 – realizohet ‘Foto Familjare’ me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

Në orën 14:35 – Kryeministri Rama dhe Kancelarja Merkel do të japin një konferencë për shtyp po në ambientet në Tirana Business Park.