Kancelarja, Angela Merkel mbërrin në Shqipëri

14.09.2021 10:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kancelarja, Angela Merkel mbërrin në Shqipëri

Kanacelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në Shqipëri. Bashkë me delegacionin që e shoqëron, avioni i kancelares është ulur pak minuta më parë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Në orën 10.20, sipas axhendës së njoftuar nga Kryeministria, Merkel do të takohet në Pallatin e Brigadave me kreun e qeverisë Edi Rama. Në orën 14.35, do të ketë një konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park.

Liderja “de facto” e Europës është pritur në aeroport nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.

Në lidhje me vizitën e kancelares, Policia e Shtetit ka bërë me dije planin e masave të sigurisë, ku njofton qytetarët për bllokimin e disa akseve rrugore dhe devijimin e lëvizjes së automjeteve.

Plani i masave të Policisë:

Në kuadër të masave për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të takimit të Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në vendin tonë, më datë 14.09.2021, në Tiranë, në disa segmente rrugore, për motive sigurie, do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjen në këto segmente rrugore, me qëllim moskrijimin e mbingarkesës në trafik nga ora 09:00 deri në orën 13:00 të datës 14 shtator, si dhe të përdorin rrugë alternative për të shkuar në destinacionet e tyre.

Shërbimet e Policisë do jenë prezente në të gjitha akset rrugore hyrëse dhe dalëse të qytetit të Tiranës dhe në rrugët e tjera në brendësi të kryeqytetit, me qëllim marrjen e masave për të siguruar dhe rregulluar trafikun në rrugët alternative, si dhe për t’iu ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës që do kenë nevojë.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kërkoj mbështetjen tuaj për një Gjilan për të gjithë!

Kërkoj mbështetjen tuaj për një Gjilan për të gjithë!

Abazoviq për “Ballkanin e Hapur”: Na duhet një nismë rajonale e cila do të jetë funksionale

Abazoviq për “Ballkanin e Hapur”: Na duhet një nismë rajonale e cila do të jetë funksionale

Escobari përsërit mbështetjen e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi

Escobari përsërit mbështetjen e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-këshilltari i Kurtit: U bëj thirrje qytetarëve të Mitrovicës të mos e votojnë një analfabet si Agim Bahtiri

Ish-këshilltari i Kurtit: U bëj thirrje qytetarëve të Mitrovicës të mos e votojnë një analfabet si Agim Bahtiri

Kosova bëhet gati edhe për dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19

Kosova bëhet gati edhe për dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19

Fjalimi përmbyllës i kryetarit Alban Hyseni:

Fjalimi përmbyllës i kryetarit Alban Hyseni:

Uran Ismaili: Me mua kryetar, drejtorët në Komunën e Prishtinës, nuk do të jenë partiak

Uran Ismaili: Me mua kryetar, drejtorët në Komunën e Prishtinës, nuk do të jenë partiak

Osmani përplaset me ministrin serb në Këshill të Sigurimit: Serbia ende fle në varreza masive

Osmani përplaset me ministrin serb në Këshill të Sigurimit: Serbia ende fle në varreza masive

Vendos Qeveria, hiqet ora policore për zyrtarët në zgjedhje

Vendos Qeveria, hiqet ora policore për zyrtarët në zgjedhje

Haziri: Kompania ABC Design shembulli më i mirë i rritjes së punësimit gjatë kohës së pandemisë

Haziri: Kompania ABC Design shembulli më i mirë i rritjes së punësimit gjatë kohës së pandemisë

Osmani e fton Selakoviqin të kërkojë falje për masakrat në Kosovë

Osmani e fton Selakoviqin të kërkojë falje për masakrat në Kosovë

A kreu Ministri Rakiq vepër penale me deklaratën për “Natën e Kristaltë në Veri”, flet ish-kryetari i Gjykatës Supreme

A kreu Ministri Rakiq vepër penale me deklaratën për “Natën e Kristaltë në Veri”, flet ish-kryetari i Gjykatës Supreme

Lutfi Haziri, para 23 vitesh ishte arrestuar nga Serbia nën akuzën për terrorizëm

Lutfi Haziri, para 23 vitesh ishte arrestuar nga Serbia nën akuzën për terrorizëm

Përfaqësuesi i SHBA-së në OKB: Të përmbyllet misioni i UNMIK-ut, dialogu të përfundojë me njohje reciproke

Përfaqësuesi i SHBA-së në OKB: Të përmbyllet misioni i UNMIK-ut, dialogu të përfundojë me njohje reciproke

Osmani në KS të OKB-së: 22 vite më parë ju kam përcjellë në TV si refugjate e ikur nga ushtria e Serbisë, sot si Presidente e Kosovës

Osmani në KS të OKB-së: 22 vite më parë ju kam përcjellë në TV si refugjate e ikur nga ushtria e Serbisë, sot si Presidente e Kosovës

Gjykata jep detaje për lirimin e Enver Sekiraqës në arrest shtëpiak

Gjykata jep detaje për lirimin e Enver Sekiraqës në arrest shtëpiak