Kamberi bisedon për kërkesat e Luginës së Preshevës me ambasdorin amerikan në Serbi

E publikuar: 02/08/2022 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se sot është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher R. Hill.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se me Hill kanë bashkëbiseduar për kërkesat të cilat në emër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës ia kanë dhënë presidentit serb Aleksandar Vuçiq, për nevojën e realizimit të Planit 7 pikësh dhe për situatën në Luginë në përgjithësi.

“Prezenca më e madhe e SHBA-ve në Luginë dhe përkrahja e kërkesave tona legjitime ishin temë e bashkëbisedimit tonë”,ka shkruar Kamberi.