Kajtazi: Burim i informacionet për atentate ndaj zyrtarëve të LDK-së dhe PDK-së është Shukrije Ismaili

E publikuar: 19/01/2023 22:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Opinionisti Vehbi Kajtazi vlerëson se opinioni u tronditë mbrëmë me lajmin rreth atentateve të planifikuara ndaj kryetarëve dhe deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

“Mbrëmë ka qenë një tronditje goxha e madhe për gjithë opinionin, kur bëhet fjalë për njerëzit e LDK-së të cilët për shumë kohë kanë qenë viktimë në të kaluarën dhe veçanërisht për Armend Zemaj që ka humbur familjarë nga atentatet e mas luftës që sot e asaj dite s’janë gjetur fajtorët”.

“Mbrëmë u deklaruan si në mënyrë të organizuar deputetët e LDK-së që kanë folur publikisht për këtë çështje dhe mendoj se gabimin e parë e kanë bërë që kanë fol para organeve të drejtësisë”.

“Kanë folur nga informacionet të BND-së, një shërbim mik, që ka incizime dhe gjatë një hetimi atje këta kanë rënë në përgjim dhe situata është serioze. Gjendja nga deputetët e LDK-së që u deklaruan mbrëmë u prezantua si aq alarmante sa me fillu me i lutë ‘ishalla i qelë sabahu’”, u shpreh Kajtazi.
Kajtazi, në Rubikon në Klan Kosova, tha se posedon dokumentet nga policia dhe deklarimi i deputetit Armend Zemaj për këtë rast në organet e rendit.

Kajtazi thotë se burim i informacionet nuk është shërbimi gjerman, BND, por një shqiptare e quajtur, Shukrije Ismaili.

“Një grua që jeton një Gjermani që quhet, Shukrije Ismaili, ka komunikuar me zotëri Armend Zemajn dhe i ka thënë që unë kam hyrë në një chat të një rrjeti social dhe i kam parë një grup të njerëzve duke planifikuar me të vra ty, Lumir Abdixhikun, Memli Krasniqin, e të tjerë dhe ajo grua pretendon që punon në policinë gjermane – kjo është kështu”.

“Policia është marrë me këtë rast, Zemaj ka shkuar dhe ka dhënë deklaratën dhe paraprakisht ka thënë diçka tjetër kolegëve të vetë dhe ju ka thënë se informacionet i ka marrë prej BND-së. E kam deklaratën e Zemajt, raportin e policisë dhe kështu ka dalë Kujtim Shala ka folur në televizion”, tha Kajtazi.