Kadri Veseli niset për në Hagë

E publikuar: 11/01/2022 14:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli është nisur për në Hagë të Holandës, pas një vizite të shkurtër te familja e tij në Mitrovicë, dhe te varri i nënës së tij, e cila vdiq të premten.Një ekip i T7 e ka përcjellur nga afër mementin e nisjes së Veselit për në aeroport nga objekti i misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX në Prishtinë.

Nga Gjykata Speciale, dje ka dhënë një përgjigje për Express lidhur me vizitën e ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në vendlindje.“Për shkak të arsyeve detyruese humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake udhëzoi Sekretarin që të menaxhojë një vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë për z. Veseli për të takuar familjen.

I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në mbajtje nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, kanë thënë nga Dhomat e Specializuara.Muaj më parë, Veselit iu dha një leje e njëjtë për të ardhur në Kosovë nga paraburgimi i Gjykatës Speciale në Hagë, për shkak të vdekjes së babait.