Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se kadetët e Qendrës për Studime Universitare vizituan ekspozitën e hapur në rikujtim të 1,133 fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Ai ka kujtuar viktimat fëmijë që janë të zhdukur gjatë luftës së fundit.
“Sendet personale të fëmijëve të zhdukur të ekspozuar në këtë ekspozitë janë një kujtesë e përhershme se liria që e gëzojmë i ka rrënjët tek gjaku i dëshmorëve që nuk shlyhet, e te emrat e të vrarëve që nuk harrohen”, ka shkruar Maqedonci në rrjetin social Facebook.