Kadaj-Bujupi: Thaçi për Ushtrinë u koordinua vetëm me Vuçiqin

E publikuar: 09/03/2017 22:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se Ligji për transformimin e FSK-së në Ushtri nuk është arritje e presidentit Hashim Thaçi.

“Ky Ligj nuk është shpikje e Thaçit. Isa Mustafa ka qenë i interesuar që ta shtyjë Demarkacionin dhe Zajdenicën, por për këtë ai do të iu përgjgijet votuesve”.

Kadaj-Bujupi si e ftuar në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se presidenti nuk është koordinuar për këtë projektligj me partitë politike.

“Thaçi nuk është koordinuar me partitë politike, pasi ai nuk e ka as legjitimitetin. Ai u demantua në atë çfarë tha, pasi të vemtin koordinim që ka pasur ishte telefonata me Vuçiqin”.

“Ai nuk është koordinuar me askend përveç me kryeministrin e Serbisë, madje nuk është koordinuar me kryeministrin e Qeverisë së vendit të vet”.

Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është që të bllokojë këtë Projektligj, por ka inisistuar se kjo nuk është diçka me të cilën Thaçi duhet të mburret.

“Nuk është nismë ku dikush mundet me u mburr. Kjo është një aventurë e Hashim Thaçit, si 25 korriku kur tha se po shkohet në veri, ku mbeti i vrarë një polic dhe u tërhoq”.

“Ligji për Ushtrinë është kogja punë me rrezik dhe duhet ta mendojnë dy herë. Ligji është I brishtë dhe I dobët, prandaj nuk është çështje që duhet të mburremi”.

“Nuk është nismë e Hashim Thaçit. Askush se ka ndal FSK-në me i ngrit kapacitetet me pas më shumë logjistikë, autoblinda dhe të tjera”.