Kabashi-Ramaj: Qeveria duhet të ketë plan të reagimit kombëta

E publikuar: 13/09/2017 09:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Qeveria e Kosovës duhet të fokusohet që në të ardhmen të bëhet draftimi i ligjit për strategji kombëtare, të sigurisë, pastaj të rishikohet plani i reagimit për nevoja emergjente në vend e të rikuperohet emergjenca civile.

Kështu thotë Besa Kabashi –Ramaj, drejtoreshë në Qendrën për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim, e cila tha se koncepti i sigurisë kuptohet si siguria ndaj shtetit.Sipas saj, në konceptin klasik armiku ka qenë i definuar.

‘’Së fundi heshtja e terrorizmit është më prezentë. Duhet të ndërrojë koncepti i sigurisë. Është dëshmuar se mungesa e sigurisë shoqërore, e cila është e definuar si aftësi për t’i dhënë qytetarëve siguri”, tha ajo për televizionin publik.

Kabashi-Ramaj theksoi se për Kosovën është çështja e mossistemit të strukturave të sigurisë.

“Qeveria e ardhme duhet të ketë plan të reagimit kombëtar”, tha Kabashi –Rama