Ka përfunduar Provimi i Maturës 2022, mbi 100 nxënës përjashtohen shkaku i telefonave

E publikuar: 18/06/2022 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Shtetëror i Maturës njofton se ka përfunduar me sukses Provimi i Maturës 2022, të cilit iu nënshtruan rreth 22 mijë maturantë. Provimi i Maturës këtë vit është organizuar në 171 Qendra të Testimit, ndërsa të angazhuar për mbarëvajtje të procesit ishin të angazhuar rreth 1600 administrues.

KShM falënderon të gjithë akterët e përfshirë në procesin e testimit për kontributin e tyre në mbarëvajtje të procesit.

KShM njofton se Provimi i Maturës ka filluar me kohë, përveç në rastet ku ka pasur vonesa të administruesve dhe vonesa të nxënësve për shkak të posedimit të telefonave.

Ndër të tjera, KShM bën të ditur se, sipas raporteve të administratorëve në disa Qendra ka pasur largim të nxënësve nga provimi për shkak të përdorimit të telefonave, pra mbi 100 nxënës.

Për disa nxënës provimi do të përsëritet ngase lënda zgjedhore nuk është përshtatur me zgjedhjen e nxënësit.

Sa i përket numrit të saktë të nxënësve si dhe të dhënave të tjera rreth administrimit, KShM do të raportojë pas përpunimit të të gjitha raporteve nga të gjitha Qendrat e Testimi në nivel vendi