Juve perfekte, tri “shuplaka” Bolonga-s

E publikuar: 08/01/2017 23:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi koleksionoi suksesin e radhës në shtëpi ndaj Bolonjës, të cilës iu imponua me rezultatin e thellë 3-0. Serinë e golave e hapi dhe e mbylli Gonzalo Higuain, ndërsa nuk mungoi dhe firma e Paulo Dybalas.

Vetëm shtatë minuta lojë u mjaftuan bardhezinjve për të prishur ekuilbrat në rezultat. Gonzalo Higuain tregoi klasin e tij me një koordinim pefekt, pas asistit të Pjanicit.

Në fund të pjesës së parë Juventusi dyfishoi shifrat me Paulo Dybalan, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Për të fundosur Bolognan mendoi sërish Gonzalo Higuain, që e pati të thjeshtë ta mposhte Miranten pas krosimit perfekt të Lichsteiner.