Juve e Lazio e kërkojnë këndelljen sonte

E publikuar: 15/07/2020 15:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Bianconeri” dhe “Biancocelesti” u ndalën në xhirot e fundit, tri pikë sonte i kërkon edhe Milani

Juventusi dhe Lazio do të kërkojnë fitore sonte në duelet përkatëse, në xhiron e 33-të të Serie A.

“Bianconeri” do të vizitojnë skuadrën e papërshtatshme, Sassuolo, shkruan Gazeta Express.

Pas humbjes nga Milani dhe barazimit me Atalantan, ekipi i Maurizio Sarrit e kërkon këndelljen sonte.

Nga ana tjetër, Sassuolo do të mundohet t’i ndalë pikët në shtëpi për të shpresuar ende në kualifikim në Europa League.

Ndërkohë, këndelljen e kërkon edhe Lazio, e cila është futur në krizë në ndeshjet e fundit.

Por, “Biancocelesti” po ashtu kanë punë të vështirë pasi i pret Udinese, e cila po lufton për mbijetesë.

Forma e zbehtë ka bërë që Lazio të bie në pozitën e katërt në tabelë.

Milani ndërkohë do të mundohet ta vazhdojë formën optimale me një fitore në shtëpi ndaj Parmas.

“Rossoneri” nuk dinë për humbje që prej rikthimit të futbollit italian pas pandemisë koronavirus. /Gazeta Express/