Kush sa vende mund të ketë në Kuvendin e Kosovës

E publikuar: 12/06/2017 15:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Sipas përqindjes së votave të fituara, koalicioni PDK-AAK-NISMA, në bazë të rezultateve preliminare, mund t’i ketë 39 deputetë në Kuvendin e ri të Kosovës.

Po sipas kësaj përqindjeve, Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i ketë 31 vende.

Koalicioni LDK-AKR mund t’i ketë 30 deputetë ndërsa Lista Srpska, sipas medieve serbe, do t’i ketë 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës.