“Jo vetëm Franca, janë edhe tri shtete kundër liberalizimit të vizave për Kosovën”

E publikuar: 11/05/2021 00:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari që vepron në Bruksel thotë se edhe Gjermania është kundër liberalizimit të vizave për kosovarët. Gazetari Ekrem Krasniqi i cili vepron në Bruksel, ka thënë se vendet e Bashkimit Evropian po tentojnë që çështjen e liberalizimit të vizave ta tregtojnë me zotimet e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e asaj që ka nënshkruar në vitin 2013 dhe 2015 që ka të bëje më asociacionin e komunave me shumicë serbe. Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka shtuar se sipas burimeve diplomatike që i ka, edhe shteti i Gjermanisë është kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Takimi i sotëm nuk ka qenë vetëm për çështje me interesat e Kosovës, por për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe interesat e Bashkimit Evropian lidhur me gjashtë vendet e rajonit. Unë nuk kam parë ndonjë risi nga takimi i sotëm i ministrave të jashtëm – ata kanë përsëritur se 27 vendet e BE-së e ripërsërisin qëndrimin e tyre për integrim në Ballkanit Perëndimor – nuk është ndonjë risi që kemi dëgjuar sot”. Vendet e BE-së po tentojnë që çështjen e vendimit të vizave ta tregtojnë me zotimet e Qeverisë së Kosovës për zbatimet e asaj që është nënshkruar në vitin 2013 dhe 2015 për asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

Ai ka theksuar se nuk është vetëm shteti i Francës që është kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, por sipas tij janë së paku katër shtete. Sa i përket liberalizimit, duhet pritur zgjedhjet që do të zhvillohen në Francë.

“Franca, Danimarka, Holanda – për befasi edhe Gjermania. Emrin e Gjermanisë e kam nga dy burime diplomatike që jetojnë dhe veprojnë në Bruksel”.“Këtë e thonë diplomatët e qeverisë së Kroacisë në Bruksel dhe të Holandës”.